Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë në dy konkurset me vlerë qindra mijëra euro

Qindra mijëra euro janë të parapara për mbështetjen financiare të projekteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të thirrjes “Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor” dhe “Skema e Mobilitetit për Ballkanin Perëndimor”, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja “Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor“, dedikohet për mbështetje të projekteve kërkimore shkencore dhe për të inkurajuar bashkëpunimin midis komunitetit akademik dhe ndërmarrjeve vendase, të vogla dhe të mesme”, sqaroi Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, duke sqaruar që kjo thirrje përmes programit Horizon Europe.

Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje është 240 mijë euro, ndërsa për thirrjen “Skema e Mobiliteitt për Ballkanin Perëndimor” është 100 mijë euro.

“Thirrja “Skema e Mobilitetit për Ballkanin Perëndimor” është për të forcuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e qëndrueshme në kërkimin dhe zhvillimin, e nxitur nga mobiliteti, e cila do të përforcojë dhe pajisë vendet e Ballkanit Perëndimor me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të trajtuar sfidat e përbashkëta, si p.sh. siç janë ndryshimet klimatike, transformimi digjital, duke inkurajuar një brez inovatorësh që mund të sjellin ndryshime pozitive në shoqëri”, sqaroi Fondi.