Qeveria e RMV-së dhe Qyteti i Shkupit kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e transportit BRT në Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje dhe Ministria për Financa kanë nënshkruar marrëveshjen me Qytetin e Shkupit për zbatimin e transportit të shpejtë BRT në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Zbatues i projektit është Qyteti i Shkupit, ndërsa mjetet në vlerë prej 70 milionë euro për realizimin e këtij projekti janë siguruar përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Ministria për Transport dhe Lidhje.

Ministria sqaroi që transporti i tillë bazohet në Sistemin për transport të shpejtë të autobusëve (BRT), përmes së cilës planifikohet ndërtimi i dy terminaleve, qendrave të transportit, sigurimi i qarkullimit të pandërprerë të autobusit, si dhe blerja e autobusëve të rinj ekologjik.

Ndryshe, përmes këtij projekti pritet të lidhet Shkupi nga lindja në perëndim, duke filluar në Gjorçes e deri në Lisiçen e Re, ndërsa në drejtimin veri – jug, duke filluar nga Buteli deri në Pintija.

Ndryshe, pas dy viteve të heqjes së pengesave të projektit të shkaktuara nga menaxhmenti i mëparshëm i qytetit, qyteti i Shkupit më në fund do të ketë sistem të ri transporti. Sistemi i Transportit të Shpejtë me Autobus mori dritën jeshile nga partnerët ndërkombëtarë, i cili nis zbatimin në kryeqytet. Projekti përfshin ndërtimin e dy terminaleve të rinj, qendrat e transportit, sigurimin e trafikut të pandërprerë të autobusëve, si dhe blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë që përdorin CNG. Në projektin konceptual bazë u evidentuan pengesat serioze të zbuluara për zbatimin, të cilat falë përkushtimit dhe punës së administratës së qytetit, janë kapërcyer dhe heqja e tyre mundëson realizimin pa probleme të këtij projekti, njoftuan nga Qyteti i Shkupit.