Qeveria do të kërkojë zgjidhe për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të 18 vjeçarit Leonidit

Qeveria në seancën e djeshme e shqyrtoi rastin e 18 vjeçarit Leonid Indov, i cili mjekohet në Vjenë pas lëndimeve që ka marrë vitin e kaluar në Greqi, ndërsa më shumë për rastin ka informuar ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Procedurat e deritanishme të institucioneve përkatëse që kanë të bëjnë me rehabilitimin e Indovit, i cili aktualisht po zhvillohet, janë shpjeguar” njoftoi Qeveria.

Në lidhje me këtë çështje, Qeveria ka sjellë konkluzion me të cilin e obligon ministrin e Shëndetësisë të bisedojë me familjen dhe ti njoftojë me mundësitë për mbulimin e shpenzimeve të rehabilitimit të Leonid Indov, pas së cilës duhet ta informojë Qeverisë për zgjedhjen e gjetur konkrete.

Për të njëjtën, dje njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se kanë biseduar me familjen, ndërsa Qeveria do të informohet për vendimin e marrë.

Rasti me Leonidin e ri e ngriti në këmbë të gjithë opinionin e Maqedonisë së Veriut, që kur para më shumë se dy javëve është dërguar me me helikopterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të mjekohet dhe për rehabilitim në Vjenë, pasi ka marrë opinion konsullor se për të janë provuar të gjitha mundësitë për mjekim në vend.

Në ndërkohe, Fondi i Shëndetësisë dha mendim negativ, se Leonidin nuk mund të mjekohet jashtë vendit, sepse sipas ligjit, mjekimi i tij bie në “mjekësi rehabilituese”, diçka që Fondi i Shëndetësisë nuk mund ta mbulojë me para të buxhetit.

Babai i Leonidit, Branko Indov, për këtë ditën e djeshme dërgoi ankesë në komisionin e shkallës së dytë në Fondin e Shëndetësisë.

Djali i ri, pas lëndimeve vitin e kaluar në Greqi, merr frymë me respirator dhe nuk mund ti lëvizë ekstremitetet e poshtme. Babi i tij për Meta.mk, më herët deklaroi se vendi nuk ka institucion që mund ta marrë dhe ta mjekojë siç duhet djalin e tij, gjë që vërtetohet edhe nga opinion konsullor I mjekëve.

Mjekimi i Leonidit kushton 300 mijë euro për gjashtë muaj, nga të cilat gjysma e tyre veçmë janë mbledhur nga donacione, ndërsa në ndërkohë po zhvillohen një numër i madh I aktiviteteve humanitare që të mblidhet pjesa e mbetur e parave.

Në të njëjtën situatë si Leonidi është edhe 20 vjeçari, Jani Ivanov nga Negotina, për të cilin prindërit e tij, me ndihmën e donacioneve paguajnë pothuajse nga 10 mijë euro në muaj për mjekim të tij në Larisa në Greqi.