Shteti nuk mund ta paguajë mjekimin e Leonidit dhe Janit jashtë vendit për shkak të ligjit 24 vjet të vjetër

Plot 24 vjet është i vjetër Ligji për Sigurim Shëndetësor me të cilin jepet mundësi që pacientët nga vendi të cilët janë të siguruar të mjekohen jashtë vendit në llogari të shtetit nëse janë shtjeruar të gjitha mundësitë për mjekim në shtet. Me këtë ligj është caktuar që Fondi i Sigurimit Shëndetësor nuk mund t’i mbulojë shpenzimet për rehabilitim të specializuar mjekësor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Mu kjo pjesë e ligjit është pengesa për 18-vjeçarin Leonid Indov dhe 20-vjeçarin Jani Ivanov që të mjekohet jashtë nga shteti, edhe pse prindërit e tij, por edhe mendimet e përbashkëta të mjekëve konfirmojnë se të gjitha mundësitë për mjekimin e tyre jashtë vendit janë shtjeruar. Shteti në dy raste e sheh sikur të bëhet fjalë për rehabilitim mjekësor, dhe jo si mjekim, edhe pse Leonidi, pas lëndimeve të marra vjet në Greqi, merr frymë në respirator dhe nuk mund t’i lëvizë ekstremitetet e poshtme. Jani, i cili paraprakisht ka qenë çiklist, ka plagë dekubiti dhe kateter dhe nuk i lëvizë ekstremitetet pas lëndimeve të marra në Greqi në korrik të vitit 2022.

Leonidi për momentin është për mjekim në Vjenë, ndërkaq paratë po mblidhen nëpërmjet donacioneve, derisa Jani tanimë 14 muaj mjekohet në Larisa të Greqisë, derisa prindërit mezi po arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet.

Leonidi u dërgua në Vjenë me helikopter nga Departamenti i Njësive të Aviacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në këtë ngjarje morën pjesë punjonjës dhe administrata e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, d-r. Tatjana Trojiq, specialiste anesteziologe, d-r. Jasmina Panova specialiste anesteziologe, infermiere anesteziste Marina Jançeva dhe Prof. d-r. Hristijan Kostov, me zëvendësministrin shtesë të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev dhe drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.

Vetëm dy javë pas shkuarjes së Leonidit në Vjenë, Komisioni i shkallës së parë pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka dhënë mendim negativ për mjekimin e Leonidit jashtë vendit, pavarësisht mendimit konsullor të mjekëve që e rekomanduan mjekimin dhe rehabilitimin. Për këtë fillimisht njoftoi zëvendës Avokati i Popullit, Jovan Andonovski, në profilin e tij në Facebook.

“Pavarësisht mendimit konsullor se personi duhet të trajtohet jashtë vendit, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore sjell vendim me të cilin kërkesa refuzohet. Ndërkaq në vendim nuk thuhet se cili institucion e ofron shërbimin e nevojshëm, por vetëm se mjekimi mund të bëhet në Maqedoni. Shteti luan me jetën e një njeriu. Kërkoj që FSSh-ja ta rishqyrtojë vendimin”, ka shkruar Andonovski.

Verën e kaluar Leonidi pësoi një aksident të rëndë gjatë kohës që ishte në një udhëtim në Greqi, ku lëndoi vertebrën e tretë, të katërt dhe të pestë. Ai u transportua menjëherë në Selanik, ku iu nënshtrua disa operacioneve të suksesshme, për të cilët u mblodhën mbi 200 mijë euro. Për momentin Leonidi merr frymë me respiratorë dhe nuk mund t’i lëvizë gjymtyrët.

Kam më shumë se 20 vjet që paguaj sigurim shëndetësor dhe pyes veten për çfarë po paguaj. E shoh që gjatë kohës së kaluar në Vjenë Leonidi ka energji pozitive, për t’i mbledhur paratë na kanë ndihmuar shumë njerëz, sepse janë shumë para, por ne nuk kemi zgjidhje tjetër sepse në Maqedoni nuk ka se ku të mjekohet dhe të rehabilitohet”, thotë babai i Leonidit.

Familja e djalit të ri do të bëjë ankesë në Komisionin e shkallës së dytë pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

LEXO: Dy javë pasi e dërguan në Vjenë me helikopter, FSSh dha mendim negativ për mjekimin e Leonidit