Putin ka lejuar që shefi i “Wagner” të largohet në Bjellorusi

Presidenti rus, Vlladimir Putin është pajtuar që të lejojë largimin e shefit të mercenarëve të grupit Wagner, Evgenij Prigozhin, që i njëjti të lirohet dhe të shkojë në Bjellorusi, transmeton REL.

Vendimi ka ardhur pas 24 orëve të tensionuara, të cilat për liderin e Kremlinit ishin kërcënimi më i madh në qeverisjen e tij mbi dy dekadëshe, por dhe frikë nga shpërthimi i luftës civile.

Prigozhin, e ndërpreu rebelimin kundër regjimit pas një marrëveshjeje që ndërmjetësoi udhëheqësi bjellorus, ndërkaq në këmbim iu siguruara që nuk do të ndiqet ai dhe grupi i tij ushtarak penalisht për veprimet kundër ushtrisë ruse.

Kjo i uli shqetësimet e menjëhershme për një konflikt të madh brenda Rusisë, por sinjalizoi se pushteti i presidentit rus, Vladimir Putin, po dobësohet.