Hungaria i ofroi mbrojtje pronares së kompanisë së “pagerëve”
Kompania e Cristiana Barsony-Arcidiaconos është përballur me kritika pasi një firmë tajvaneze njoftoi se e kishte autorizuar “BAC Consulting” të përdorte emrin e saj në pajisjet elektronike – të njohur si pagerë” – të cilat shpërthyen në sulmet fatale në Liban dhe Siri gjatë kësaj jave, raporton Kallxo.
Gruaja, kompania e së cilës ishte e lidhur me mijërat “pagerët” që shpërthyen në Liban dhe Siri gjatë javës, është nën mbrojtjen e shërbimeve sekrete hungareze, ka bërë të ditur nëna e saj.
Barsony-Arcidiacono nuk është shfaqur në publik prej sulmeve simultane që kishin për cak militantët e “Hezbollahut” në Liban të martën, për të cilat është fajësuar Izraeli.
Ajo njihet si drejtoreshë ekzekutive e “BAC Consulting”, për të cilën kompania tajvaneze e prodhimit të pajisjeve elektronike të shpërthyera, ka thënë se ishte përgjegjëse për prodhimin e tyre.
Nëna e saj, Beatrix Barsony-Arcidiacono, ka bërë të ditur të premten(20.09.2024) për AP-në se e bija e saj ka marrë kërcënime të paspecifikuara dhe se “aktualisht është në një vend të sigurt të mbrojtur prej shërbimeve sekret ehungareze”.
“Shërbimet sekrete hungareze e kanë këshilluar që të mos flasë për mediat”, ka thënë ajo.
Autoritetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare të Hungarisë nuk e kanë kthyer menjëherë kërkesën për koment dhe “Euronews” nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin e saj.