Propozimi evropian për paqen në Ukrainë iu paraqit presidentit Trump gjatë një bisede telefonike

Europa dhe Ukraina i kanë propozuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës planin e tyre për paqe në Ukrainë. Pallati Elize dhe Downing Street njoftuan këtë të mërkurë se Presidenti Francez Emanuel Macron, Kryeministri Britanik Keir Starmer dhe Kancelari Gjerman Friedrich Merz kishin mbajtur një bisedë telefonike prej 40 minutash, ku liderët Evropian shpalosën planin e hartuar prej tyre mbi kushtet e vendosjes së paqes në Evropën Lindore, raporton ABC.

Deri më tani nuk janë zbuluar detaje të këtij plani por sipas asaj që kishte deklaruar Kievi Zyrtar, prioriteti I tyre kryesor mbeten garancitë e Sigurisë.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure Zyrtaret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kenë të tjera bisedime me zyrtarët Ukrainas.

Financial Times ka raportuar se Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky ka kohë deri për Krishtlindje për të pranuar një marrëveshje paqeje që i kërkon këtij vendi të lëshojë pjesë të mëdha të territorit në këmbim të garancive nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Medias Britanike, mesazhi për Zelenskyn u dha në një telefonate qe Kreu i Shtetit Ukrainas pati me te dërguarin e Donald Trump Steve Witkoff dhe me dhëndrin e tij Jared Kushner. Te dy përfaqësuesit e Trump i bënë presion liderit Ukrainas qe te marr nje vendim same te shpejt.

Kundërplani i ri i hartuar nga Ukraina dhe Liderët Evropianë që iu dorëzua këtë të mërkure Presidentit Amerikan Donald Trump pritet te vendose serish diplomacinë Amerikane në Lëvizje.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi përgjatë kësaj jave Evropën dhe Ukrainën se nuk kanë bërë asgjë për ti dhënë fund gjakderdhjes në Konfliktin që po shkon drejt vitit të tij të 4-të ndërsa i tha Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky se duhet të pranojë se po humbet përballë Rusisë.