Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, njërit nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë

Biznesmeni nga veriu i Kosovës, Radulle Steviq, i cili është në kërkim nga autoritetet kosovare për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë, është pronar i dy apartamenteve luksoze në Beograd, me vlerë milionëshe, raporton Radio Evropa e Lirë.

Apartamentet janë të regjistruara në emër të kompanisë së tij, Rad 028.

Policia dhe Prokuroria në Beograd nuk i janë përgjigjur REL-it nëse Steviqi ndodhet në Serbi dhe nëse është nën hetim.

Steviqi në Kosovë akuzohet se përmes kompanive të tij ka ndihmuar Millan Radoiçiqin të pastrojë para të përfituara nga aktivitete kriminale.