Produktet që shënuar ulje më të madhe të çmimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te produktet e industrisë, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë është regjistruar ulje e çmimeve krahasuar me korrikun e këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit gusht 2023, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta për 0.6 % në nivel mujor dhe për 1.2 %, në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me gushtin e kaluar, ulje më e madhe e është regjistruar te sektori i minierave dhe gurorëve (17.7 %) dhe të Furnizimi me energji (11 %). Në repartin për nxjerrjen e mineraleve metalike kemi ulje për 21.4 përqind, derisa rritje më të madhe te prodhimi i veshjeve për 32 përqind.