Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë sekuestroi 85 kilogram drogë, u arrestuan katër persona

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut raportoi që Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ka parandaluar transportin e 85 kilogramë marihuanë, transmeton Portalb.mk.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë arrestuar katër persona, derisa në Republikën e Greqisë është lëshuar fletarrest për një shtetas grek”, raportoi Policia e RMV-së.

Policia raportoi që në territorin e Greqisë ishte ndalur një veturë me tabela greke ku ishin gjetur 54 qese që përmbanin 85 kilogram kanabis. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar 34 vjeçari M.R. nga Strumica, 29 vjeçari S.R. nga Strumica, 33 vjeçari G.H. dhe 38 vjeçari J.I. nga Strumica.

“Më 16 nëntor nga ana e SPB në Strumicë është paraqitur kallëzim penal ndaj këtyre personave në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup