Policia arrestoi një dhunues nga Kërçova, sulmoi me thikë nxënësit, policët dhe sigurimin e spitalit
Me datë 16.04.2025 në ora 11.45 në rrugën “Krume Ugrinoski” në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Kërçovë kanë arrestuar E.Z. (28) nga Kërçova, transmeton Portalb.mk.
Në rrugën “29 Nëntori” në Kërçovë, me lëndë të mprehtë ka ndalur një taksi dhe e ka kërcënuar shoferin, pas së cilës është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht nxënësit dhe punonjësit e dy shkollave të mesme, si dhe ka sulmuar një kalimtar në Kalanë e qytetit në lumin Sushica dhe një roje të punësuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, të cilët me objekt të mprehtë i ka plagosur.
“Më pas, pas ndalimit, në ambientet zyrtare të Departamentit për Punë të Brendshme Kërçovë, E.Z. gjithashtu ka sulmuar fizikisht një punonjës policie. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personit do të ngrihet kallëzimi përkatës”, thonë nga Policia.