Cikloni “Tam” goditi Zelandën e Re, afro 10 mijë ndërtesa pa energji elektrike

Cikloni “Tam” i cili goditi rajonet veriore të Zelandës së Re shkaktoi ndërprerje të energjisë në afro 10 mijë ndërtesa, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat e Zelandës së Re thuhet se cikloni “Tam” ka prekur pjesën veriore të vendit.

Thuhet se rreth 10 mijë ndërtesa në rajon mbetën pa energji nga shiu dhe erërat e shkaktuara nga cikloni.

Zyrtarët deklaruan se shumica e riparimeve elektrike janë bërë dhe se nevojiten deri në tre ditë për të përfunduar punën.

Aviokompania “Air New Zealand” ka anuluar disa fluturime brenda vendit si dhe janë pezulluar disa shërbime tragetesh në rajonin verior të Auckland-it.

Në rajon pritet të vazhdojnë kushtet e pafavorshme të motit.