Platforma për Barazi Gjinore: Personalja dhe intimja janë të rrezikuara përmes dhunës digjitale me bazë gjinore

Keqpërdorimi dhe rrënimi i hapësirës personale dhe intime gjithnjë e më shumë po bëhet më e shprehur nëpërmjet dhunës digjitale me bazë gjinore, alarmojnë nga Platforma për Barazi Gjinore, transmeton Portalb.mk.

Prej atje, shprehin shqetësim të veçantë dhe ashpër reagojnë ndaj sulmeve të fundit me bazë gjinore në hapësirën online, si në RMV, ashtu edhe në rajon.

“Jemi dëshmitarë se dhuna me bazë gjinore nëpërmjet ekraneve drejtpërdrejtë rrjedh në realitet, ndërkaq mbështetja e dobët sistemore dhe ndihma, por edhe manipulimet dhe keqpërdorimet e fotografive, videove dhe të dhënave, lënë pasoja të dëmshme të cilat mund të jenë të pariparueshme”, thonë nga Platforma.

Rasti në Kavadar me gjashtë të mitur, nxënës të klasës së nëntë, të cilët në mënyrë të paautorizuar kanë marrë fotografi nga nxënëset tjera, i kanë montuar dhe mes vete i kanë shpërndarë me bashkëmoshatarët, e tërhoqi vëmendjen në opinion për shkak të seriozitetit të sulmeve ndaj nxënëseve.

“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për fëmijë, zëshëm alarmojmë për këtë rast dhe dëshirojmë të shtojmë se nevojitet qasje sistemore i cili edukon si të shfrytëzohen rrjetet sociale dhe hapësira online në mënyrë përkatëse, por edhe si të mbrohemi nëse ndodh dhuna digjitale me bazë gjinore, ku të paraqesim, ku të drejtohemi për ndihmë, por edhe si ndërmjet vete të inkurajohemi dhe të luftojmë”, thonë nga Platforma.

“Online shqetësimi sjellë pasoja fizike dhe psikike për ata që i mbijetojnë, por edhe frikë, shqetësim, pasiguri, por dhe mundësi të dalin nga rrethi i dhunës. Ajo dhunë ndikon edhe në funksionimin e përditshëm e një individi dhe seriozisht mund ta rrënojë rrjedhën normale të jetës”.

Nga Platforma rikujtojnë për rastin e fundit në Shqipëri, kur një grua 27-vjeçare bëri vetëvrasje.

“Policia në Tiranë para disa ditësh njoftoi për një rast me një grua 27-vjeçare e cila u vetëvra. Më vonë u arrestua një burrë, nën dyshimin se ka publikuar fotografi intime të gruas në rrjetin social TikTok dhe se ajo është arsyeja e vetëvrasjes”.

Dukshmëria në hapësirën online dhe shpërndarja e shpejtë e përmbajtjes krijon frikë të madhe te viktimat, ndërkaq ata plotësisht janë të ekspozuar ndaj dhunës edhe në hapësirën reale. Njëkohësisht, rregullimi i dobët i rrjeteve sociale në nivel global kontribuon në rritjen e rasteve të bullizmit, dhunës me bazë gjinore, dhunës mes moshatarëve, por edhe gjuhës së urrejtjes