Petrovska – Tagarev: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mund të jetë shembull pozitiv se si të zhvillohen marrëdhëniet mes dy shteteve

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska do të vizitojë pjesëtarët Armatës së Maqedonisë së Veriut në Novo Sellë të Bullgarisë, të cilët janë pjesë e forcave multinacionale të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Në prag në vizitës së kontigjentit maqedonas, ministrja Petrovska bisedoi me ministrin e Mbrojtjes së Bullgarisë, Todor Tagarev, pas çka theksoi se, bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se është në një nivel i cili i ngjan dy vendeve aleate të NATO-s.

“Sot së bashku me kolegun tim Tagarev do t’i vizitojmë forcat tona multinacionale që janë stacionuar këtu në Bullgari dhe janë pjesë e prezencës së përforcuar të aleancës së NATO-s në gjithë territorin e saj. Është kënaqësi për mua që edhe vitin e kaluar kisha mundësi që për herë të parë të vizitojë edhe zyrtarisht Bullgarinë, megjithatë edhe tani gjatë kësaj vizite time do të konstatojë se bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe zhvillohet ashtu siç i ngjan dy vendeve që janë anëtare në aleancën e NATO-s”, tha Petrovska.

Ministrja shtoi se, temë e bisedës do të jetë mënyrat e zhvillimit shtesë të bashkëpunim, me çka porositi se “ashtu siç edhe deri më tani edhe në të ardhmen do të paraqesë shembull pozitiv për atë se si të zhvillohen raportet mes dy shteteve”.

Ministri Tagarev porositi se, raportet në mbrojtje mes dy shteteve janë shumë të mira dhe se e vlerëson lartë kontributin e Maqedonisë së Veriut në forcat multinacionale të NATO-s në Bullgari. Ai shtoi se, raportet në mbrojtje janë në një nivel të lartë dhe se do të punojë në zhvillimin e tyre edhe në të ardhmen.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të forcave të NATO-s në Bullgari është në bazë të vendimeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.