Për shkak të protestës së paralajmëruar nga LSM, sot në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku
Duke filluar nga sot në orën 11:00, do të ketë regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit për shkak të protestës së paralajmëruar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), transmeton Portalb.mk.
Protesta do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë në bulevardet “Ilinden” dhe “Shën Kliment i Ohrit”. Ministria e Brendshme thotë se nëse është e nevojshme, trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth gjatë protestës.
Ministria e Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga zyrtarët e policisë në terren.