Për një javë në Shkup do të shfaqen filma italian

Ambasada e Italisë në Maqedoninë e Veriut do të organizon “Javën e filmit italian”, aktivitete që do të fillojnë sonte prej orës 20:00 për të vazhduar deri më 21 maj në Kinemanë e Maqedonisë së Veriut. Hyrja për të interesuarit do të jetë falas, transmeton Portalb.mk.

“Prej 15 deri 21 maj, pas sukseseve nga edicionet paraprake, në Kinemanë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup do të mbahet edicioni XXIII-të në “Javën e filmit italian”, festivalin e filmit italian”, deklarojnë nga Ambasada.

Java e aktiviteteve do të fillon me filmin “Pinokio” me regji të Mateo Garones, ndërsa do të mbaron me filmin “Freaks Out” që do të shfaqet të dielën. Ky film tregon një ngjarje të vitit 1943 në Romë.

Filmat do të jenë në gjuhën italiane, përkthyer në gjuhën maqedonase.