Pendarovski: Jemi ende larg arritjes së barazisë së plotë të gruas ruale

Gratë rurale janë shtyllë e ekonomisë lokale, duke kontribuar si fermerë, punëtore sezonale dhe si ndërmarrëse, tha presidenti Stevo Pendarovski në manifestimin e sotëm në Krushevë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga zyra e tij, Pendarovski ka theksuar se në realitet ende jemi larg arritjes së barazisë së plotë për gratë rurale në çdo nivel në vend.

“Padyshim që kemi një punë të madhe përpara për të mundësuar pavarësinë ekonomike dhe integrimin social të grave rurale. Njëkohësisht, kusht i domosdoshëm është mbështetja e lidershipit të grave dhe organizatave që merren me këtë çështje. Zëri i gruas rurale, nevojat e saj dhe problemet me të cilat përballet duhet të dëgjohet, por edhe të zgjidhet. Mbështetja e kësaj kategorie grash nuk duhet të jetë deklarative dhe e qëllimshme, siç është zakonisht dhe jo vetëm në ditën ndërkombëtare, por thelbësore dhe e përditshme”, tha kreu i shtetit.

Ai vlerësoi se nevojitet angazhimi i të gjithë aktorëve, si dhe një partneritet funksional mes institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile për përfshirjen e grave rurale në procesin e vendimmarrjes në të gjitha nivelet, në mënyrë që ato vetë të bëhen krijuese të politikave dhe iniciativave për përmirësimin e pozicionit të tyre.

Ai gjithashtu theksoi se është thelbësore të kapërcehen stereotipet dhe vlerësimi tradicional i vendit dhe rolit të gruas në komunitet dhe në shoqëri, i cili është më i theksuar pikërisht në zonat rurale.

“Në këtë kontekst, temat e sigurimit të pushimit të lehonisë me pagesë dhe sigurimit shëndetësor për gratë bujqësore janë veçanërisht të rëndësishme. Ata, me angazhimin e tyre, mbi të gjitha kontribuojnë në mirëmbajtjen e familjes, pra sigurimin e ushqimeve dhe sendeve ushqimore për amvisëri, por edhe në prodhimin që nxjerrin në tregje. Krahas kësaj pune është edhe kujdesi i tyre i përditshëm për familjen dhe barra më e madhe e kujdesit dhe rritjes së fëmijëve. Me pak fjalë, gratë rurale janë shembull përkushtimi, solidariteti dhe kujdesi për të tjerët”, nënvizoi presidenti.

Kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska, tha se gratë nga zonat rurale ballafaqohen me një sërë sfidash si përjashtimi social, papunësia, diskriminimi gjinor, shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe burimeve, dominimi i normave tradicionale, privimi nga pronësia e tokës bujqësore dhe pronës, heqja e së drejtës për leje prindërore me pagesë, aksesi i kufizuar dhe ofrimi i arsimit, informacionit, kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera publike dhe sociale.

Dita e parë ndërkombëtare e grave rurale u shënua më 15 tetor 2008. Kjo ditë e re ndërkombëtare, e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme në rezolutën e saj 62/136 të datës 18 dhjetor 2007, njeh “rolin dhe kontributin kritik të grave rurale, duke përfshirë gratë indigjene, në rritjen e zhvillimit bujqësor dhe rural, përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe zhdukjen e varfërisë rurale.”

Për këtë arsye, rezoluta u kërkon shteteve anëtare, në bashkëpunim me organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe shoqërinë civile, të zbatojnë masa që, duke përfshirë ato në komunitetet indigjene.