Në Beograd është kidnapuar këngëtari nga Maqedonia, autorët kërkojnë 20 mijë euro për lirimin e tij
Këngëtari i njohur maqedonas Daniel Kajmakoski (43) është rrëmbyer mbrëmjen e kaluar në Beograd. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur “Beton Hala”, ku autorë ende të paidentifikuar e kanë marrë me forcë këngëtarin, bënë të ditur media serbe Kurir, njofton Portalb.mk.
Sipas detajeve të para, autorët e kanë lidhur Kajmakoskin dhe e kanë transportuar me makinën e tij, duke i kërkuar një shumë prej 20.000 eurosh për lirimin e tij.
Daniel Kajmakoski lindi në Strugë në vitin 1983. Në moshën gjashtëvjeçare, ai u shpërngul me prindërit e tij në Vjenë, ku edhe u rrit.
Ai fitoi famë të madhe pas fitores në sezonin e parë të spektaklit të talenteve “X Factor Adria”. Në vitin 2015, ai përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Festivalin Evropian të Këngës (Eurovision) në Vjenë me këngën “Lisja esenski” (Gjethet e vjeshtës), ndonëse nuk arriti të kualifikohej në natën finale.