Pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve në RMV 

Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 0,680 den/kg. 

Pas mesnate çmimet do të jenë si vijon: 

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 76,00(denarë/litër). 
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 78,50 (denarë/litër). 
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) – 68,50 (denarë/litër). 
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) – 68,50 (denarë/litër). 
  • Mazut М-1 SU – 41,025 (denarë/kilogram)  

Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara.