Indeksi MBI10 i bursës së RMV-së ka shënuar rënie prej 3,8 përqind

Indeksi i bursës së Maqedonisë së Veriut MBI10 shënoi rënie prej 3,8 përqind sot, si një reagim indirekt ndaj vendosjes së tarifave nga presidenti amerikan Donald Trump dhe rënies së bursave botërore që pasoi në ditët në vijim, transmeton Portalb.mk.

Aksionet më të tregtuara të ditës së sotme në bursë pësuan të gjitha rënie. Ndër to më e tregtuara ishte aksioni i Komercijalna Bankës, e cila shënoi rënie prej 5,6 për ind dhe u tregtua me vlerë prej 14,6 milionë denarë ose pak më shumë se 230.000 euro.

E dyta për nga vëllimi i tregtimit ishte aksioni i Allkaloid, i cili shënoi rënie prej 4,4 përqind dhe u tregtua në vlerë prej 9,8 milionë denarë ose 160.000 euro.

Ndër aksionet më të tregtuara ishte aksioni i Makpetroll, vlera e së cilës ra për 5,8 përqind dhe u këmbye për më pak se 3 milionë denarë ose 48 mijë euro.

Në tabelat e “tarifave reciproke” të prezantuara nga presidenti amerikan Donald Trump, tarifat e reja reciproke të SHBA-ve ndaj Maqedonisë së Veriut do të jenë33%, ose gjysma e doganave prej 65% nga Maqedonia ndaj SHBA-ve.