Parisi tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, raportohet për disa të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fortë ka ndodhur pak më parë në qendër të Parisit, ku disa ndërtesa janë përfshirë nga flakët, ndërsa njëra prej tyre është shembur pjesërisht, raporton ABC.

Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, në rrugën Saint-Jacques në lagjen e 5-të të kryeqytetit francez.

Raportohet se 16 persona janë plagosur, ndërsa shtatë prej tyre janë në gjendje kritike.