Padi për keqpërdorimin e detyrës zyrtare për 58 vjeçarin te Policia e Pyjeve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paditur 58 vjeçarin nga Demir Hisari në lidhje me keqpërdorimin e detyrës si zëvendës-komandant i Policisë së Pyjeve, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzime penal kundër D.T.(58) nga Demir Hisari për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” e dënueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet se në dy raste ka vepruar në kundërshtim me autorizimin e tij.

“Në të vërtetë, në f. Smilevë dhe f. Pribillci janë pikasur dy persona se si me automjet tranportojnë dru për ngrohje pa dokumentacion, por i denoncuari, edhe pse ka qenë i obliguar, nuk ka parashtruar kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse kundër personave në fjalë, kurse ditën e ardhshme atyre iu ka kthyer automjetet”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Prokuror Themelore Publike në Shkup ka propozuar paraburgimin e një 29 vjeçari i cili dyshohet se ka dëmtuar pyjet e vendit prej vitit 2020.