Padi ndaj 36 vjeçarit për “tentim vrasje” pasi gjuajti në “BMW”

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 36 vjeçarit nga Shkupi nën dyshimet se ka kryer veprën penale “tentim vrasje”. Gjatë gjuajtjes, ai ka arritur të dëmton veturën ku gjendej personi i kërkuar, transmeton Portalb.mk.

“SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj 36 vjeçarit B.J. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve  se ka kryer veprën penale “tentim vrasje”, raportoi Policia.

Ai dyshohet se ka gjuajtur me 11 plumba të pushkës automatike në drejtim të veturës “BMW”. Në veturë ishte B.I. me bashkëshorten e tij.