Pa rrymë pothuajse i gjithë Mali i Zi, si dhe pjesë të Kroacisë, Shqipërisë dhe BeH

Pothuajse i gjithë Mali i Zi, si dhe rajoni kroat i Dalmacisë dhe pjesë të Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë, kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton Portalb.mk.

Sipas “Vijesti.me”, Sarajeva, Zenica dhe Banja Luka kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa media kroate “Slobodna Dalmatia” ka raportuar se qytetet e Splitit, Shibenikut, Dubrovnikut, Zadarit, si dhe shumë ishuj dhe qytete të tjera janë pa energji elektrike. Në mediat shqiptare shkruhet se Tirana, Durrësi, Skadari e të tjera kanë mbetur pa energji elektrike.

Në disa pjesë të Podgoricës është rikthyer energjia elektrike.

Sipas postimit në Facebook të Sistemit Malazez të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (CEDIS), bëhet fjalë për një “defekt në rrjetin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike malazeze (CGES)”, duke shtuar se “të gjitha informacionet shtesë” duhet të merren nga CGES.

Tash për tash, CGES nuk e ka publikuar shpjegimin e vet për situatën në rrjetet e saj sociale.