“Othello” ndau çmimin e regjisë për Teatrin e Tetovës me shfaqjen e Kumbaros, shfaqja më e mirë u zgjodh e Teatrit të Leskovacit

Gostivari për gjashtë net me radhë priti e përcolli publikun e përmbushur duke u shërbyer shfaqje nga vendi dhe rajoni. Sivjet ishte edicioni i shtatë dhe duket një traditë si në punë organizimi po ashtu edhe te njohjes nga publiku. Fatkeqësisht datat u pikëtakuan me “Skupifestivalin” , për herët tjera është mirë për organizatorët të koordinohen që mos konfliktohet publiku i cili mund të hutohet se në cilën shfaqje të shkojë. Kjo, ishte një vërejtje e vockël për punët e mëdha që po bëhen në fushën e festave teatrore këtu në Maqedoninë e Veriut. Për lexuesit e Portalb.mk sjellim dhe ndarjen e çmimeve.

Çmimet ''Othello''
Çmimet ”Othello”

Në edicionin e shtatë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Otello” në Gostivar “Shtëpia e Bernarda Albës” e Teatrit Kombëtar nga Leskovaci i Serbisë fitoi çmimin për shfaqjen më të mirë. Susana Grujic, e cila luan një nga rolet në të njëjtën shfaqje, mori çmimin për aktoren më të mirë. Shfaqja është e bazuar në tekstin e Lorkës, me regji të Andrej Cvetanovskit. Përveç Grujiqit, luajnë edhe Maja Jankoviq, Tanja Krcmarik, Natasha Pejiq, Mina Tsocic, Petra Dimitrijevic dhe Radmila Kocevska.

Aktori më i mirë i “Otellos” u shpall Nikolla Ristanovski nga Teatri Popullor Maqedonas, ndërsa çmimi regjisori më i mirë i takoi Arben Kumbaros me “Armikun e Popullit” produksion i Teatrit të Tetovës, shfaqje kjo, që në Dibër rrëmbeu çmimet kryesore.

Juria e festivalit përbëhej nga emrat e njohur të teatrit: Arta Muçaj, Gjorgi Neshkoski dhe Adem Karaga.

Pjesëmarrës në festivalin garues ishin shfaqjet nga: Teatri Popullor Maqedonas, Shkup (MNT), Teatri i Dramës “Raço Stojanov” Gabrovo-Bullgari , Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë-Kosovë, Teatri i Tetovës, Teatri Kombëtar i Leskovacit -Serbi dhe Teatri Kombëtar Eksperimental nga Tirana-Shqipëria.