Organizatat nga Shkupit do të mund të aplikojnë për financimin e projekteve arsimore në Qytetin e Shkupit

Organizatat me seli në Shkup, deri më 1 tetor do të mund të aplikojnë në Thirrjen Publike për ndarjen e mjeteve për realizimin e aktiviteteve projektuese nga fusha e arsimit të mesëm me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Mbështetje financiare të aktiviteteve projektuese të shoqatave, fondacioneve dhe personave të tjerë juridikë që punojnë në fushën e arsimit të mesëm”, njoftoi Qyteti i Shkupit, duke theksuar që për këtë Konkurs kanë ndarë gjithsej 350 mijë denarë.

Në këtë Konkurs të drejtë për aplikim kanë shoqatat, fondacionet dhe personat tjerë juridik.

“Mjetet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit do të përdoren për financimin e aktiviteteve projektuese të shoqatave, fondacioneve dhe subjekteve tjera juridike përmes granteve për projekte që do të realizohen në shkollat e mesme nën kompetencat e Qytetit të Shkupit”, theksohet në Konkurs.

Subjekti i njëjtë juridik nuk do të mund të aplikon dy herë, ndërsa aktivitetet e parashikuara duhet të jenë vetëm për 23 shkollat e mesme të Shkupit.