Orari i ndeshjeve të Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të fillojë më 26 shtator garat në Ligën e Kombeve. Ndeshja e parë do të luhet në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Garat në Ligën e Kombeve do të fillojnë kundër ekipit të Zvicrës. Ndeshja do të luhet në “Todor Proeski” duke filluar prej orës 20:45.
Ndeshja e dytë do të luhet më 29 shtator, ku Maqedonia e Veriut do të jetë mysafir i Sllovenisë. Më 3 tetor, Maqedonia e Veriut përsëri kthehet në vend për t’u përballur me Skocinë. Tri ditë më vonë, Maqedonia e Veriut do të udhëtojë në Zvicër.
Dy ndeshjet e fundit të Maqedonisë së Veriut do të luhen në muajin nëntor. Më 13 nëntor do të jetë mysafir i Skocisë, ndërsa më 16 nëntor do të pret Slloveninë.