Operacion i madh i policisë turke, arrestohen 33 të dyshuar për spiunazh për Izraelin (VIDEO)

Prokuroria ka lëshuar në total 46 fletarrestime kundër personave të dyshuar për veprimtari të spiunazhit ndërkombëtar, ndërsa vazhdon ndjekja për të dyshuarit e tjerë, shkruan Anadolu.

Policia turke ka ndërmarrë një operacion të madh në tetë provinca, përfshirë Stambollin, ndërsa deri më tani janë arrestuar 33 persona të dyshuar për spiunazh ndërkombëtar për shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad.

Operacioni po kryhet në bazë të një hetimi të drejtuar nga Departamenti i Hetimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme Publike të Stambollit.

Hetimet zbuluan informacione se shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad kishte për qëllim të kryente aktivitete zbulimi, vëzhgimi, sulme dhe rrëmbim të shtetasve të huaj me banim në Turqi për arsye humanitare.

Urdhër arresti është lëshuar për gjithsej 46 persona të dyshuar për veprimtari spiunazhi ndërkombëtar.

Policia turke kreu bastisje të njëkohshme në 57 adresa në tetë provinca dhe arrestoi 33 të dyshuar.

Operacioni është në vijim e sipër, si dhe ndjekja për 13 të dyshuarit e mbetur.