“OpenMic”, biseda të hapura në Portalb

Redaksia e Portalbit ju sjell projektin e ri mediatik. Podcasti “OpenMic” mysafirëve do t’ju sigurojë hapësirë të lirë për biseda të hapura dhe tregime të drejtpërdrejta. 

Nën moderimin e Jehona Suma Saraçinit përmes bisedave me të ftuarit, do të trajtohen tema të ndryshme të cilat për qëllim kanë informimin por edhe ngritjen e vetëdijes për çështjet dhe sfidat e të rinjve në vend.

Gjithashtu, përmes mikrofonit të hapur, Portalb synon t’ju jep hapsirë grave dhe vajzave të cilat do të flasin për sukseset, vështirësitë dhe rrugëtimin e tyre në jetë.

“OpenMc” do të transmetohet çdo të enjte në ora 20:00 në rrjetet sociale të Portalb: Youtube, Facebook, Instagram dhe Tiktok.

Mysafirja e parë është Gzime Bakiu, drejtoresha e çerdhes “Fidani” në Shkup.

Na ndiqni!