Nxënësit dhe mësimdhënësit e RMV-së edhe një muaj kanë mundësi për të kërkuar shpërblim për sukseset në garat ndërkombëtare

Përmes formës elektronike, nxënësit dhe mësimdhënës e Maqedonisë së Veriut që kanë pasur sukses në olimpiada ndërkombëtare, do të mund të kërkojnë shpërblim deri më 30 shtator, transmeton Portalb.mk.

“Në thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, argjendtë ose bronztë në njërën nga 13 Olimpiadatat Ndërkombëtare Shkencore (International Science Olympiad) mund të paraqitet nxënësi dhe mësimdhënësi”, njoftojnë nga Ministria.

Nxënësit duhet të jenë shtetas të RMV-së dhe të regjistruar në një shkollë të mesme në RMV, ndërsa mësimdhënësi duhet të kishte përgatitur nxënësi për në olimpiadë ku ka fituar një medalje gjatë vitit 2024/2025.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i ndajë individualisht, nxënësit dhe mësimdhënësit i cili përgatiti nxënësin për Olimpiadë, shpërblim në të holla prej 12.000 denarë në muaj për medaljen e artë të fituar, 10.000 denarë në muaj për medaljen e argjendtë të fituar dhe 8.000 denarë në muaj për medaljen e bronztë”, sqaruan nga Ministria, duke theksuar se shpërblimi jepet për 12 muaj.