Nuk është normale të ketë nga 40 zjarre të reja në ditë, tha Angellov dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë më vigjilentë

Nuk është normale që të ketë 40 zjarre të reja në ditë, apeloj për rritjen e vigjilencës dhe përgjegjësisë, tha mbrëmë drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angelov, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratën për media të dërguar nga zjarri në afërsi të Kozjakut, Angelov tha se zjarri ka arritur në vikend-lagjen dhe se sot do të vazhdojnë me shuarjen e tij.

Duke folur për zjarrin në afërsi të fshatrave Breznicë dhe Tazhevë, Angelov tha se ka 19 ditë që digjet dhe se përkundër të gjitha përpjekjeve të punëtorëve të “Jasen”, ka hyrë në vendgjueti.

Drejtori tha se zjarre ka edhe në rajone si Serbia dhe Greqia dhe se Serbia po e tërheq helikopterin nga sot.

“Shumica e zjarreve janë zjarrvënie dhe për këtë apeloj qytetarët nëse vërejnë person të dyshimtë në afërsi të pyjeve të lajmërojnë 112”, tha Angelov.

Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. 

Ndryshe, dje drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, tha se në seancën e djeshme të Këshillit drejtues kanë marrë vendim që t’i propozojnë Qeverisë përfshirjen e mekanizmit të ndihmës së NATO-s përmes të cilit mund të kërkohet ndihmë nga zjarrfikësit me përvojë.