Nuk është e vërtetë që Fatmir Bytyqi u largua nga LSDM për të kaluar në VLEN

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të dyfishta parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 8 maj në Maqedoninë Veriore, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi njoftoi në Facebook se po jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit në LSDM. Por informacionet se ai tani do të largohet nga LSDM dhe do të kalojë në koalicionin VLEN nuk janë të sakta. Ai personalisht e ka mohuar një informacion të tillë dhe e ka quajtur spekulime, shkruan Vërtetëmatësi, transmeton Portalb.mk.

Po e përcjellin tekstin në tërësi:

Po analizojmë një postimFacebook ku thuhet se zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të largohet nga LSDM dhe do t’i bashkohet koalicionit të partive opozitare shqiptare, Vlen.

“Zëvendëskryeministri Bytyqi do të veprojë fillimisht si deputet i pavarur, por do të jetë në linjë me VLEN-in kur të nevojitet shumica e Badenterit dhe më pas do të bëhet zyrtarisht pjesë e këtij koalicioni”, thuhet në postim.

Publikimi ndan gjithashtu një artikull që, duke cituar informacione jozyrtare, pretendon se Bytyqi, pas dorëheqjes nga posti nënkryetar në LSDM për shkak të debaklit zgjedhor, do të kalojë në koalicionin Vlen, një partner potencial qeveritar i VMRO-DPMNE-së, partisë që fitoi zgjedhjet parlamentare.

Sipas bashkëbiseduesve tanë të mirë informuar, pas përfundimit të proceseve brenda partisë në LSDM, të cilat pritet të kalojnë në një atmosferë të tensionuar, Bytyqi fillimisht do të veprojë si deputet i pavarur dhe i pavarur në Kuvend. Megjithatë, mësojmë se ai do të jetë në linjë me VLEN-in dhe sinjali i parë i bashkëpunimit apo koordinimit të tyre të ndërsjellë do të jetë mbështetja e Bytyqit ndaj ligjeve që kërkojnë të ashtuquajturat dyfishi ose shumica e Badenterit, thuhet në artikull.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në profilin e tij në Facebook ka përgënjeshtruar informacione të tilla dhe u ka bërë thirrje mediave dhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “ jozyrtarisht…”.

I bëj thirrje mediave por edhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jo zyrtarisht ”. Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me një pjesë të madhe të bashkë partiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj në mënyrë adekuate të gjithë ata që votuan për koalicionin tonë dhe mbetem aleat i të gjithë atyre që janë pro reformave të sinqerta brenda partiake. Së bashku me anëtarët e partisë sime do t’i sjellim ato ndryshime. Unë jam këtu, nuk po shkoj askund, qëndroj fort në rrugën e socialdemokracisë!, ka shkruar Bytyqi në Facebook-un e tij.

Screenshot nga Facebook i Fatmir Bytyqi.
Screenshot nga Facebook i Fatmir Bytyqit

 

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të dyfishta parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 8 maj, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi njoftoi në Facebook se po jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit në LSDM.

“Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e miqve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari tek i fundit”, shkroi atëherë Bytyqi.

Informatat se ai tani do të largohet nga LSDM-ja dhe do t’i bashkohet koalicionit VLEN nuk janë të sakta. Ai personalisht mohoi një informacion të tillë dhe i quajti spekulime. Prandaj e vlerësojmë si të pasaktë postimin që po analizojmë.

LEXO: Bytyqi dha dorëheqje nga pozita e tij në LSDM