NQP “Shkup” me ndryshime në lidhje me biletat e autobusëve

Prej një shkurtit do të ketë ndryshime në mënyrën e pagesës së disa biletave në transportin publik në Shkup. NQP “Shkup” sot ka njoftuar ndryshimet, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se duke filluar nga data 31.01.26 (mesnatë e së shtunës) / 01.02.26 (e diel), pagesa e biletës për një udhëtim të vetëm nëpërmjet numrit 185, me një mesazh SMS për përdorimin e linjave të natës, nuk do të jetë në funksion. Përdorimi i transportit publik në linjat e natës nga ora 00:00 deri në 05:00 është i vlefshëm duke validuar/blerë një biletë letre nate për një udhëtim të vetëm, e cila kushton 50 denarë”, raportoi NQP “Shkup”.

Biletat në orarin e natës do të mund të blihen të shoferi i autobusit dhe nga portofolit elektronik të validatori.

Ndërmarrja përkujtoi se biletat për përdorim falas të transportit publik, sikurse edhe mujoret, nuk vlejnë për linjën e natës (00:00-05:00).