Një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare në RMV vdiq pasi ra nga luhatësja në një park
Një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare nga Kavadari vdiq dje pasi ra nga një luhatëse në një park në Gostivar, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) i Tetovës, transmeton Portalb.mk.
Siç raportoi policia sot, ngjarja u raportua dje në orën 20:20, kur Qendra Mjekësore në Gostivar raportoi se një vajzë e mitur ishte sjellë pa shenja jete.
“U raportua se Sh.N. (14) nga Kavadari, me banim në Gostivar, ishte sjellë në spital pa shenja jete”, tha në një deklaratë SPB Tetovë.
Sipas raportit, vajza paraprakist kishte rënë nga një luhatëse në një park në Gostivar, pas së cilës ishte transferuar urgjentisht në spital.
Megjithatë, pavarësisht ndihmës së ofruar mjekësore, në orën 20:55 një mjek kujdestar e shpalli të vdekur.
Për rastin u njoftua prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës u dorëzua për autopsi.