Një shtetas spanjoll 22-vjeçar është mbytur në pishinën olimpike në Manastir

Sot në orën 16:46 në Sektorin për Punë të Brendshme në Manastir është raportuar se shtetasi spanjoll 22 vjeçar është mbytur në pishinën e hapur olimpike në Manastir, transmeton 360 Gradë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore, ndërsa grupi hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetim.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.