Një person nga Maroku është arrestuar në Llojan: Është kapur me kamion i cili ishte denoncuar i vjedhur

Më 09.04.2024 në orën 22:25 zyrtarët policor nga Stacioni policor për Mbikëqyrje kufitare Sopot në fshatin Llojanë, kanë privuar nga liria personin A.E. (31) nga Maroku, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e automjetit motorik”, transmeton Portalb.mk.

“Paraprakisht, në Stacionin policor në Koçan ishte denoncuar se një kamion me tabela të regjistrimit të Koçanit është vjedhur nga një person i panjohur. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, personi dhe automjeti do t’i dorëzohen zyrtërve policor nga stacioni policor Koçan për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.