Një ekip i Maqedonisë së Veriut u ndalua nga FIFA të regjistrojë lojtarë
Ekipi i Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të regjistrojë lojtarë për shkak një vendimi të FIFA-s, transmeton Portalb.mk.
“Në përputhje me një vendim të FIFA-s, KF Tikvesh nga Kavadari është ndaluar të regjistrojë lojtarë të rinj në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj lojtarit Filip Mihaljeviç”, sqaroi Federata e Futbollit të Maqedonisë.
Ky vendim do të jetë i fuqishëm deri në momentin kur të kryhen plotësisht detyrimet e ekipit.
“Ndalimi do të mbetet në fuqi derisa detyrimet të përmbushen plotësisht, dhe për një maksimum prej tre periudhave të regjistrimit radhazi”, raportoi FFM-ja.