Kuvendi me 77 vota “për” e zgjodhi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me kryeministër Hristijan Mickoskin

Në seancën e shtatë të Kuvendin të Maqedonisë së Veriut, 77 deputetë votuan “për” zgjedhjen e Qeverisë së Maqedonisë ë Veriut, 22 deputetë “kundër”, ndërsa nuk kishte “abstenim”. Kryeparlamentari Afrim Gashi e konstatoi zgjedhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me kryeministër Hristijan Mickoskin, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri dhe ministrat pas votimit e dhanë betimin.

Kjo seancë filloi dje, ndërsa vazhdoi sot me disa ndërprerje. Në fjalimin e tij, Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 ditë muaj mjalti, paralajmëroi investime të menjëhershme, ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë. Në fjalimin e fundit, para votimit, ai përkujtoi skandalet e Qeverisë së kaluar.

Mickoski që të martën, paralajmëroi investim prej më shumë se 400 milionë euro, ulje të tatimeve por edhe përgjegjësi për çdo krim dhe reformat ë harmonizuara me standardet evropiane.

“Po vjen koha kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët. Çdonjëri prej jush ka bërë gjithçka për atdheun e tij, tani është koha kur ai të bëjë për ju. Sipas njohurive që i kemi, situata në shumë fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë sjellë në kolaps. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe opinioni do të njoftohet për gjithçka. Nuk do të kërkoj 100 ditë muaj mjalti, por paralajmëroi investime menjëherë, që të martën investim më shumë se 400 milionë euro, më tej ulje të tatimeve dhe rritje të pensioneve”, tha Mickoski.

Seancën parlamentare në fillim e ndoqën presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe përfaqësuesit e të korit diplomatik.

Shumica parlamentare që pritet ta mbështesë Qeverinë e re ka 78 deputetë, prej të cilëve 58 koalicioni i VMRO – DPMNE-së, 14 VLEN dhe 6 deputetët Lëvizja ZNAM.

Kujtojmë se, mandatari Hristijan Mickoski dorëzoi propozimi për formimin e Qeverisë së re më 18 qershor. Nga lista e propozuar e ministrave, 15 ministri do t’i udhëheqë koalicioni i VMRO – DPMNE-së, pesë koalicioni VLEN dhe dy Lëvizja ZNAM.