Nga 1 gushti do të lirohet ngrohja për amvisëritë në Shkup

Nga 1 gushti, banorët e Shkupit do të kenë fatura të reduktuara për ngrohje. Vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) e ka bërë të ditur kryetari Marko Bislimoski. Ai thotë se ulja e çmimit për amvisëri është llogaritur pa subvencionimin e qeverisë prej 12 milionë euro dhe nëse vazhdon subvencionimi i faturave, atëherë ulja e çmimit do të ishte në vlerë prej 17.35 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin po hyjmë në stabilizim sa i përket çmimeve të energjisë, në përgjithësi gazi natyror po kthehet në normalitetin e pritur dhe se nuk ka nevojë për subvencione. Subvencionet padyshim ndihmuan në zbutjen e efekteve të krizës energjetike, përpara pandemisë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer që kompanitë energjetike të stabilizohen dhe konsolidohen financiarisht dhe të fillojnë me realizimin e projekteve investive, si dhe përpjekjet për rehabilitimin e infrastrukturës”, tha Bislimoski.

Krahas uljes së çmimit për amvisëritë, ulje të ndjeshme do të ketë edhe për përdoruesit tjerë– shkollat, kompanitë dhe objektet komerciale ku të kyçurit në sistemin EMV do të kenë ulje çmimi prej 17,3 përqind, në “Shkup Veri” deri në orën 17.22.

Bislimoski thotë se vendimi është marrë duke u bazuar në faktin se është një periudhë e stabilizimit të çmimit të gazit natyror dhe tha se pas menaxhimit të suksesshëm të krizës energjetike, kur arritën të mbajnë një çmim stabil të energjisë termike, tani vjen një periudha e uljes së çmimit.

“Kjo është ulja e dytë e çmimit për jo-amvisëritë dhe u bëj apel të gjitha këtyre institucioneve që të mos përjashtohen nga sistemi i organizuar i energjisë termike që po funksionon. Apeloj që të pranohen ndryshimet në Ligjin e Ndërtimit”, tha kryetari i KRRE-së.

Përkundër faktit se vendimi për uljen e çmimit është lajm pozitiv për konsumatorët, Bislimoski thotë se gjendja në terren është shqetësuese dhe kërkoi nga autoritetet rehabilitimin dhe vendosjen më të shpejtë të gazsjellësit në urën “Bellasica”, i cili nuk ka qenë në funksion për një vit, sepse edhe pse dimrat e kaluar ishin jashtëzakonisht të favorshëm pa një numër të madh ditësh me temperatura minus, duhet të presim gati sezonin e ardhshëm të ngrohjes në mënyrë që të mos ketë problem në cilësinë e energjisë termike apo rritje të kostove të gjithë sistemin.

“Të mos ia lëmë rastësisë, le të jemi gati për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe për shpërndarjen e energjisë termike edhe në kushtet më ekstreme me një qëllim – të përfundojë rikonstruksioni, të marrim sa më shumë energji termike nga TE-TO, që është më e lirë për 35 apo 36 përqind të energjisë së siguruar nga termocentralet”, përfundoi Bislimovski.

Ai gjithashtu informon se vendimi për uljen e çmimeve do të ankimohet edhe nga disa nga kompanitë që kanë kërkuar rritje të çmimit për 50 përqind, por Bislimoski është i sigurt se nuk do të ketë ndryshime.

Ndryshe, 64.000 amvisëri të Shkupit janë të kyçura në sistemin e ngrohjes, nga të cilat shumica ose 59.000 janë në sistemin EMV, 1.900 në “EMV Energy” dhe 400 amvisëri në Ngrohjen “Shkup Veri”.