Netanjahu shpërndau kabinetin e luftës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin e tij prej gjashtë anëtarësh të luftës, konfirmoi të hënën një zyrtar izraelit, raporton Reuters.

Reuters raporton se ishte një lëvizje gjerësisht e pritshme që erdhi pas largimit nga qeveria të ish gjeneralit centrist Benny Gantz.

Gantz dhe Eisenkot janë larguar prej Qeverisë javën e kaluar, me arsyetimin se Netanyahu ka dështuar që të formojë një strategji për luftën në Gazë.

Netanyahu ishte përballur me kërkesa nga partnerët nacionalistë-fetarë në koalicionin e tij, ministri i financave të ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich dhe ministri i sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir për t’u përfshirë në kabinetin e luftës, një veprim që mund të kishte intensifikuar tensionet me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në.

Netanyahut tani do t’i duhet të konsultohet për luftën në Gazë me një grup të vogël ministrash, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer, që ka qenë në kabinetin e luftës.

Jonathan Lis raporton për Haaretz se “disa nga çështjet e diskutuara më parë nga kabineti i luftës tani do të transferohen për diskutim në kabinetin e sigurisë, por vendimet e ndjeshme do të trajtohen në një forum më të vogël konsultimi”.

Lëvizja vjen pasi protestuesit kundër qeverisë së Netanyahut dhe trajtimit të luftës në Gaza po organizojnë një javë demonstratash me synimin për të detyruar zgjedhjet përpara përvjetorit të parë të 7 tetorit.