Disa pjesë të komunvave Saraj dhe Butel nesër do të mbeten pa energji elektrike, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 14:00, pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Kondovë afër unazës në magjistralen kryesore për Tetovë në komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 08:00 deri nëorën 14:00, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga Trafostacioni Fitofarm 381587, Trafostacioni Sinuelns 381597, Trafostacioni Alpos 381603, Trafostacioni Dameks 389575 dhe Trafostacioni Setkom Ind në Komunën e Shkupit në Butel”, njoftuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK).