Nesër luhet vetëm një ndeshje në Ligën e Parë në RMV, derbi shqiptar i javës do të luhet të dielën

Liga e Parë në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë do të realizon ndeshjet e javës së nëntë, ku të shtunën do të luhet vetëm ndeshja ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Akademija Pandevit. Ndeshja do të fillon në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

Në kohë të njëjtë, të shtunën do të luan Gostivari kundër Shkëndijës, Sileksi kundër Voska Sportit, Rabotniçki kundër Tivkeshit.

Të dielën do të zhvillohet derbi shqiptar i javës, Shkupi kundër ekipit të Strugës.

Ndryshe, Shkëndija është në vendin e parë me 16 pikë nga shtatë ndeshje, Struga e dyta me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, Shkupi e treta me 15 pikë nga 8 ndeshje, Voska e dhjeta me 7 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa në vendin e parafundit është Gostivari me 6 pikë nga tetë ndeshje