Nesër luhet derbi shqiptar i javës dhe pesë ndeshje tjera në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Ndeshjet e javës së VIII-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll do të luhen të dielën, ku përfshihet edhe ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Voska Sportit, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja Voska Sport – Shkupi do të luhet më 24 shtator duke filluar prej orës 15:00. Në të njëjtën kohë do të luhen edhe pesë ndeshjet tjera.

Struga do të pret Rabotniçkin, Shkëndija kundër Makedonija Gj.P., Gostivari do të jetë mysafir i Vardarit. Në të njëjtën kohë, Akademija Pandev kundër Sileksit, Tikveshi kundër Bregalnicës.

Ndryshe, Shkëndija gjendet në pozitën e parë me 13 pikë, Shkupi në pozitën e katërt me 12 pikë, Struga e shtata me 9 pikë, Voska në pozitën e dhjetë me 7 pikë, ndërsa Gostivari në vendin e fundit me 3 pikë.