Nesër do të luhet ndeshja për vendin e parë në Ligën e Parë, ndërsa pesë ndeshjet tjera të dielën

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut nesër do të zhvillon vetëm një ndeshje, ndërsa pesë ndeshjet tjera do të luhen të dielën, për të kompletuar javën e XX-të, transmeton Portalb.mk.

Struga do të pret ekipin e Shkupit i cili për momentin gjendet në pozitën e parë me me 41 pikë, një pikë më shumë se ekipi i Strugës. Kjo ndeshje do të fillojë prej orës 14:00.

Në vendin e tretë gjendet Shkëndija e cila të dielën do të luajë kundër ekipit të Gostivarit. Në të njëjtën kohë, duke filluar prej orës 14:00, do të luajë Voska kundër Sileksit.

Në kuadër të javës së XX-të do të luajë Akademija Brera kundër Makedonija Gj.P., Vardari kundër Bregallnicës dhe Tikveshi kundër Rabotniçkit.