Nesër do të luhen të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Pesë ndeshjet e Ligës së Parë në kuadër të Javës XXVI-të do të luhen nesër, ndërsa kampionët aktual të KF hdo të jenë të lirë, transmeton Portalb.mk.

Struga Trim&Lum do të jetë nikoqir i ekipit të Pobedës, ndërsa Shkëndija do të pret ekipin e Tikveshit. Ndeshjet do të fillojnë në ora 16:00.

Në të njëjtën kohë do të fillojnë edhe tri ndeshje tjera: Makedonija Gj.P. – Akademija Pandev, Sileks – Bregallnica dhe Rabotniçki – Skopje.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet ekipi strugan me 50 pikë nga 24 ndeshje, e ndjekur nga Shkupi me 45 pikë, ndërsa Shkëndija gjendet në pozitën e tretë me 44 pikë nga 23 ndeshje.

KF Struga Trim&Lum në muajin maj për herë të parë do të garojë në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Finalja do të luhet më 20 maj, në stadiumin “Bllagoja Statov” në Strumicë, ku struganët do të luajnë kundër ekipit të Makedonija Gj.P.