Nesër do të luhen katër ndeshje, ndërsa të dielën priten dy superndeshje në Ligën e Parë

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë do të zhvillon ndeshjet e javës së XIII-të, ashtu që të dielën do të luhen dy derbi, transmeton Portalb.mk.

Të dielën do të luajnë kampionët aktual nga Struga kundër ekipit të Shkëndijës, ndërkohë në Shkup pritet të luhet derbi i qytetit ndërmjet KF Shkupit dhe Vardarit.

Të shtunën, Gostivari do të jetë mysafir i Tikveshit, Voska do të pret Akademija Pandevin. Në të njëjtën kohë, Bregallnica luan kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa Rabotniçki kundër Sileksit.

Ndryshe, Shkupi gjendet në pozitën e parë me 25 pikë, me po aq pikë është edhe Shkëndija, e ndjekur nga Struga me 24 pikë.

Më 8 nëntor o të luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Fituesi aktual, Makedonija Gj.P. do të jetë kundër Sileksit, Rabotniçki kundër Shkupit, Brera Strumica kundër Tikveshit. Në të njëjtën kohë, duke filluar prej orës 13:00, do të luan Bregallnica kundër Voska Sportit.