Sot do te jetë falas hyrja nëpër muzetë e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut njoftoi se sot do të jetë falas hyrjanë në të gjithë muzetë e vendit për shkak Ditës Ndërkombëtare të Muzeut, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë ditë, muzetë nëpër vend, tradicionalisht do t’i hapin dyert dhe do të mundësojnë hyrje fals për vizitorët, do të prezantojnë ekspozita, do të organizojnë promovime, punëtori dhe aktivitete të ndryshme edukative”, sqaruan dje nga Ministria.

Përkujtojmë që kjo Ditë Ndërkombëtarë – 18 Maj, shënohet prej vitit 1977, kur u vendos nga Kuvendi i Përgjithshëm në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve në Moskë.