Debat publik lidhur me propozim-ligjin për falje: Presidenti të falë vetëm për dënim, jo për ndjekje penale

Ministria e Drejtësisë organizoi debat publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje. Një nga pyetjet kyçe, e cila ishte temë e diskutimit të gjerë, ishte çështja lidhur me të drejtën e Presidentit të falë persona nga dënimi dhe nga ndjekja penale, transmeton Portalb.mk.

“Duke marrë parasysh praktikën e deritanishme të zbatimit të ligjit dhe veçanërisht rastet që janë të lidhura me falje nga ndjekja penale, grupi punues qëndroi pas zgjidhjes sipas së cilës Presidenti mund të falë vetëm për dënim dhe jo për ndjekje penale të personave me emër të përcaktuar. Ky vendim ishte tërësish i mbështetur edhe nga grupi punues i cili është duke punuar në Kodin e ri Penal”, thuhet në njoftimin e Ministrisës ë drejtësisë.

Risi e rëndësishme janë edhe zgjidhjet me të cilat në detaje është përpunuar procedura e faljes. Të parapara janë afatet e shkurtëra për veprim për secilin nga institucionet, të cilat janë të përfshira në procedurën e faljes. Në atë kontekst janë edhe dispozitat që parashikojnë përgjegjësinë penale të personave që veprojnë në rastet.

Ligji që ishte objekt i debatit të sotëm publik u punua për një kohë të gjatë. Janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese dhe shumica e zgjidhjeve gjenden në ato shtete me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme.

Falja si institur është një nga kompetencat themelore kushtetuese të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përcaktuar me nenin 84 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Falja gjendet edhe në nenin 114 të Kodit Penal, i cili rregullon çështjet materiale dhe juridike të faljes. Kuadri ligjor që rregullon në detaje këtë çështje është krijuar për herë të parë në vitin 1993 dhe është ndryshuar dhe plotësuar dy herë në vitin 2009 dhe 2016.

Kujtojmë se në vitin 2021, ish-ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq e tërhoqi listën me propozimin për falje, ku ishin edhe të dënuarit si Sead Koçan, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Boban Iliq.