Negociatat drejt fundit, në Qeverinë e re VMRO, VLEN dhe ZNAM

Njëzet ditë pas zgjedhjeve u ra dakord në parim për përbërjen e qeverisë. VMRO-DPMNE, VLEN, ZNAM janë partnerë më të sigurt të koalicionit të ardhshëm. Sipas informacioneve të televizionit Alfa, duart e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Maqedonia juaj do të jenë Ministria e Punëve të Brendshme, Financave, Transportit dhe Lidhjeve, Arsimit, Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Mbrojtjes, Energjetikës, Sistemit Politik, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve nga partitë, partneri shqiptar në Qeverinë e ardhshme, Koalicioni VLEN, pranon Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Shëndetësisë, për Politikë sociale, demografi dhe rini, për ekonomi dhe punë, së bashku me Sektorin e Eurointegrimeve, si një tjetër ministri pa portofol e ngarkuar me qeverisjen e mirë dhe transparencë.

Edhe negociatat me ZNAM janë duke përfunduar. Partia e Dimitrievskit ka të ngjarë të menaxhojë dy ministri, për drejtësi dhe ministrinë e re të administratës.

Sipas burimeve të televizionit Alfa, është e sigurt që kryeparlamentari i ri do të jetë nga radhët e VLEN-it.

Informatat partiake janë se këto ditë duhet të përfundojnë bisedimet dhe të konfirmohet në frymë pozitive qeveria e re.

Me një koalicion të tillë qeveritar, mandatari Hristijan Mickoski do të ketë një shumicë prej dy të tretash të deputetëve në Kuvend, aq sa është e nevojshme për të kryer riorganizimin që ishte paralajmëruar në programin parazgjedhor Platforma 1198.

VMRO-DPMNE synon të krijojë dy ministri të reja, për energjetikë, miniera dhe burime minerale, një ministri për sport, ku do të hyjnë të gjitha institucionet shtetërore që merren me këto departamente. Është planifikuar edhe një ndarje e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, departamenti i turizmit nga Ministria e Ekonomisë shkon në Ministrinë e Kulturës.

Kujtojmë se pas rivotimit në disa vendvotime, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet fillestare të ndryshuara, sipas të cilave koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka 58 deputetë, VLEN 14 deputetë, LSDM me 18 mandate dhe koalicioni i udhëhequr nga BDI edhe 18 mandate. ZNAM dhe Levica e Maksim Dimitrievskit kanë nga 6 mandate parlamentare. Do të ketë edhe diskutime pas kundërshtimit të BDI-së për vendvotimin në Zhelinë.

Për zgjedhjet parlamentare, Maqedonia është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe nga secila prej tyre hyjnë 20 deputetë, ku sipas të ashtuquajturit modeli Dont, përllogaritet se cila parti sa sa mandate deputetësh do të marrë.