Në vend të përshëndetjes
Për profesorin tim prof. dr. Ilber Ortayl
Shkruan: Bekim Fera
Jeta jonë sa një shi prilli!
Njerëzit ndonjëherë befasishëm ndahen nga kjo jetë. Ajo çka është e rëndësishme, mbase nuk mund t’i caktojmë të paktën t’i bëjmë ditët produktive.
Nuk ka diçka që quhet lumturi: je ose sje apo thjesht sje i vetëdijshëm që je. Lumturia e një 20 vjeçari dhe një 70 vjeçari shpesh ka dallim konceptual. Ushqimi i njejtë por-muhtevasi- (përmbajtja) ndryshe.
“Si jeunesse savait si vieillesse pouvait” – Sikur rinia të dinte e pleqëria të mundte.
Kalimi i shumë netëve duke medituar si Mihael Tjukov që ecte malet e Torosit e duke lexu mjekësin, letërsinë e muzikën ka qenë një fakultet tjetër për mua.
Të qenurit Elitë është një stil jete, e jo një status shoqëror, lexo:ekonomik.
Ka disa njerëz që thjeshtë jeta e tyre është shkollë në vete.
Kuptova që njeriu duhet të ketë një baraspeshë në stilin e jetës së tij. Të mos vrapon pas një ideali Iluzionist si Don Kishot por të ketë një aurea mediocritas (mes të artë).
Pesë këshilla të arta për jetën nga prof. Ilber Ortayli:
1.Mos kaloni një ditë pa letërsi dhe mendim për vlera estetike.
Thotë se njeriu duhet të merret me libra, art dhe mendime të bukura, sepse këto e pasurojnë shpirtin dhe mendjen.
Psh. Personazhi Lanselot Gobbon tek Tregtari i Venedikut i Shekspirit s’është thjesht personazh komik por një sakrificë mbuluese e të metave fizike të tij përmes humorit. Atë që shpesh ua them nxënësve të mi “Për të bërë klasën me qeshë mos sakrifikoni karrierën tuaj”
2.Mos kaloni asnjë ditë pa muzikë
Muzika është ushqim për shpirtin dhe duhet të jetë pjesë e përditshme e jetës.
Psh. Edhe nëse sje shumë mirë me shëndet të shkosh në operën “Rrëmbimi i vajzës nga Saraji” të Mozartit.
3.Shoqërohuni me njerëz që bisedat e tyre u bëjn të ndiheni mirë dhe që të bëjnë të mendosh më thellë.
Psh Një mik si Celâl Şengör që çdo takim me të është një konferencë në vete.
4.Udhëtoni dhe shihni sa më shumë vende.
Thekson rëndësinë e vizitave të qyteteve, muzeve dhe monumenteve, sepse udhëtimi zgjeron horizontin e njeriut. Në pytjen a din ai që udhëton apo ai që lexon përgjigjja e tij është “Lexo duke udhëtuar.”
5.Jetoni me durim, gëzim dhe me mendimin që ka një fund pas të cilit do të kujtohesh.
“Në dhomë kam një pikturë të një varreze Osmane për Memento mori – Kujto që do të vdesësh.”
Në kohën e perandorisë Romake gjatë triumfeve të gjeneralëve romak, thuhet se një shërbëtor i pëshpëriste gjeneralit: ”Memento mori” – për t’i kujtuar që edhe ai është njeri dhe një ditë do të vdesë.
E vlerësoi intelektualitetin e Fatih Sulltan Mehmetit, për të cilin shkruajti edhe libër. Dhe u respektua nga populli duke u varrosur afër tij, në oborrin e xhamisë së tij në ditën e Natës së Kadrit.
Ps.Të fala Bernard Luizit prof.
-münevver-